Përshëndetje, tungatjeta, ngjat’jeta,  kbone, ça bone, kë’bone, çish bone, gboni, ça bëre,  ça p bon, çkemi …

Sot do mundohem të ju shpjegoje apo sadopak tu ofroje me Metodologjinë “Design Thinking” Jo , nuk është apo do flasim për faqe të internetit apo MENY për restorant apo ti ngjyrosim makinat (kerret, limuzinat, veturat, automjetet, rrabet apo çeret)

Shihni lart sa emra ka një domethënie , “makinë dhe përshëndetje”  apo e  pse mos ta quajmë “informacion “që do ta quajmë ashtu sot.

­

Design Thinking është një metodë apo Metodologji e shumë proceseve që përdor metodat, kompetencat dhe mënyrën e të menduarit të një apo disa krijueseve! A mund të shkruash një libër për Design thinking? Librat shkruajnë shumë, por dobia të shkruash për këtë është e gabueshme dhe shndërrohet në Interes/ Diktatorial.

Pra nuk besojë edhe pse ka plot e përplot material në Internet.

Disa hapat kryesore dhe un kame shtuar 2 faza apo hapa qe i nevojitët trojeve tona shih grafiken

 “Design Thinking”

  1. Ndjeshmëria: Ndjeshmëria është themeli i procesit të modelimit me në qendër njeriun. Për të ardhur keq, ne vëzhgojmë përdoruesit dhe sjelljen e tyre në kontekstin e tyre, bashkëveprojmë dhe intervistojmë përdoruesit dhe përjetojmë atë që përjetojnë përdoruesit.
  • Përcaktimi: Përcaktimi i problemit tuaj ndodh kur zbërtheni dhe sintetizoni gjetjet tuaja të ndjeshmërisë në njohuri bindëse. Ju e bëni këtë duke përcaktuar për të fituar fokus – një këndvështrim veprues. Deri në fund të kësaj faze, ju duhet të keni zhvilluar një deklaratë udhëzuese që përqendrohet në përdorues të veçantë, njohuri dhe nevoja që keni zbuluar gjatë fazës së ndjeshmërisë. Faza e përcaktimit ju ndihmon të kaloni përtej deklarimeve të thjeshta të problemit në një vizion unik të dizajnit që keni hartuar bazuar në zbulimet tuaja. Vini re se ju i angazhoni përdoruesit para se të përcaktoni sfidat kryesore që po adresoni. Projektuesit u besojnë aftësive të tyre vëzhguese për të mësuar shumë në lidhje me përdoruesit. Ky hap ju ndihmon të shmangni thënien “Oh, unë e kam parë këtë problem më parë dhe di se çfarë të bëj”.
  • Idejat: Kur ideoni, shkoni shumë larg për të gjeneruar zgjidhje për të adresuar sfidat e zbuluara. Gjatë kësaj faze ju jeni duke kërkuar për një sasi të madhe të ideve dhe një larmi midis ideve.
  • Prototipi: Pastaj, ju merrni ide dhe eksplorime nga mendja juaj dhe nga të tjerët në botën fizike. Një prototip mund të jetë çdo gjë, nga shënimet post-it në një mur, luajtja e roleve, modelet e dizajnit ose një tabela tregimesh. Prototipet janë mënyra për të demonstruar ide dhe për të marrë komente për të ndërtuar gjithnjë e më shumë prototipa; ato janë mjete për ndërveprim.
  • Testi: Para fillimit, testimi bëhet duke riformuluar zgjidhjet dhe duke i bërë ato më të mira. Projektuesit zakonisht ndjekin këtë koncept, “prototipi sikur ta dini se keni të drejtë; provo sikur gabon ”.
  • Nisja: Prezantoni idenë tuaj në tregje dhe merrni reagime gjatë fazës së fillimit. është si një prototip në steroid.
  • Eduko: Edukata është bazo e suksesit dhe nuk ka filozofi, çka do mbjellësh do korish
  • Fuqizo: Mos merr punëtorë profesional në punë dhe i tregon se si ta bëjë punën , pra fuqizojë njerëzit profesional dhe kreativ.

Sipas meje ,që merrem 5 vite plus me “Design Thinking” kjo metodë mundet të përdoret në një kohë, gjithë kohën varet se si është dizajnuar, pra për çka dhe ku e ka qëllimin, pra dizajni i sodit ska vlerë apo nuk vlen për nesër apo nëse sot zgjedhim një problem nuk do të thotë, që edhe nesër mund ta përdorim të njëjtën metodë!

Këtë Metodologji DTH e përdorin kompanitë më prestigjioze në glob dhe sipas rrethanave, pra kompani të suksesshme, kompani qe janë apo kanë vështirësi ta gjejnë një problem, apo identifikimi i një problemi ku ata kanë procese shumë komplekse. Po ashtu ka rezultate qe kjo metode përdoret edhe ne Menaxhim te qyteteve apo pse jo edhe shteteve. Si zakonisht neve dimë, që një shtet ka gjithmonë probleme, por duke përdorur këtë metodë disa ja kanë dal goxha lehtë sadopak ti zvogëlojnë problemet në shumë kuptime dhe shembull konkret kemi shtetet Baltike apo Polonia ku këta kanë nisur dhe vazhdojnë të punojnë, pra transformimi nga Socializmi ne Kapitalizëm duke përdorur disa metoda.

Deri sa shqiptaret orvaten duke BETONIZUAR e shkatërrua trojet tona perëndimi investon në Kunatum Computing!? Vitin 2018/2019 afaristeve shqiptare hakerat u kanë vjedh mbi 1 milion euro! Edhe kjo është pjese e – Design Thinking!

Edhe një shembull “shqiptari ka bo LEK dhe shkon e BLEN një BENZ apo Audi A8 del ne rrugën e kombit dhe e shtyp 280 në orë dhe kjo me e keqja sipas kësaj  metodologji DTH është se shumica kënaqen me  te, ku ai apo ajo mund te këse PROBLEME SERIOZE NE TE MENDUARIT sepse po te ishte  apo kishte një pike inteligjence apo mençur do ishte në gara si gjithë bota psh FORMULA 1.  Ai apo ajo duhet te psikologu e shikuesit apo audienca TMERR edhe kjo është –Design Thinking

Un jam më se i bindur  apo 100% që kjo Metodologji përdoret në mbarë trojet tona, por në mënyrën negative!!! Nuk ka prind, që nuk do nënshtrohet çdo lloje vepre apo sistemi nëse ai nuk ka mundësi  apo ka çasje për fëmijët në:

  • Ujë
  • Ushqim
  • Veshmbathje
  • Barna etj >

Kjo është Design Thinkig!

Shembulli i fundit per sot:

Kamë dëgjuar që disa shkolla ne  trojet tona respektivisht në Shqipëri kanë filluar neper shkolla me “Design Thinking” dhe për mua kjo jo që është absurde, por ata mund edhe ti lëndojnë ata fëmijë në kuptimin psikologjik sepse Metodologjia “Design Thinking” pik se pari te aplikuesi apo marrësi kërkon pjekuri, moshë, mençuri, eksperiencë dhe “MINDSET” mendësi të aftë qe vjen nga shumë element apo faktorë, puna, eksperienca, kultura, projektet, familja, dashuria, turizmi, problemet etj

Kjo rreth shkollave nuk është Design Thinking, por “Idiotic Thinking”!